Tashmë shumë vite në skenë, këngë e klipe me bollëk, koncerte pa fund. E gjallë por jo shumë e zhurmshme, ndoshta për faktin se dëshiron të bëj një karierë të qetë dhe pa skandale. Leonora Jakupi në një bisedë të fundit televizive zbulon përjetimet e saja në 20 vite karierë…e shpërblyer në dy festivale të klipit, si ndihet ajo!

Je më e qetë tash, je shpërblyer me disa cmime?

Po shumë, jam e qetë realisht isha me një turne të shkurtë e më pas isha në Brezovicë me mamin e ndihem shumë mirë për mesazhet që kam marrë, ka qenë një ndjenjë e vecantë dhe kënaqësi e jashtëzakonshme.

Leonora pas 20 vitesh karierë shpërblehesh me Best all për herë të parë, gjë e bukur apo?

Me pyetshin shumë miq se pse jam gëzuar shumë, për këtë video kam punuar shumë jo vetëm unë por bashkë me njerëzit, ndoshta pse e kam dashur këtë këngë e ka një tekst të jashtëzakonshëm por që jam munduar që deri në detaje të fundit të përkushtohem maksimalisht e mos të lë gjithcka produksionit që në momentin e fundit mos realizohet. Kam realizuar shumë klipe por që kësaj rradhe është dashur shumë punë, i kemi përsëritur skenat nga dy herë kemi xhiruar deri në mëngjes.

Je shpërblyer në dy vende të para?

Po, është kënaqësi kur korespondojnë mendimet e jurive në dy vende, nuk kam pasur dilema se klipet janë të mira sepse tashmë e dimë se cka është skenari regjia etj, cdo gjë e bukur kushton por duhet përkushtim.

A të ka shkuar mendja që do fitosh vendin e parë derisa konkurenca ka qenë e fortë?

Kam pasur favorita gjithmonë kam pasë, me të thënë të drejtën i kam parë nominimet, edhe pse na ka ngelur hatri ama secili i din kualitetet e veta edhe pse nuk ka vend për hatër, duhet të gjithë të pajtohemi me jurinë, ka qenë festival i videove e jo i këngëve, unë kam pasur favorit Ledrin ndoshta se është senzacion, një video e thjeshtë por e realizuar shumë bukur, nëse në kategorinë e femrave do thoja Tuna. Unë e rrëmbeva cmimin e më vjen keq për kolegët.

20 vite karierë?

20 vite besoni që nuk mundem të besoj se si kanë shkuar, shpesh mendoj se sot kam filluar, sot duhet bërfë dicka të re, haroj gjithë vitet që kanë shkuar, kam përjetime e kujtime, qindr amijëra koncerte gjithënadej ka jetojnë shqiptarët. Kryesisht në diasporë se atje janë mbajtur, për gjithë atë dashuri të madhe që më kanë dhuruar. Nuk ka shancë secili artist të jetë i pëlqyer nga të gjithë, e gjitha varet nga ajo cfarë servon, në këto vite karierë jam munduar të kem laramani këngësh të përfshi kategori të ndryshme të publikut, kam kënaqësi kur vjen një i moshuar më komplimenton e në anën tjetër të përqafon një fëmijë i vogël, kam qenë me fat se këto vite më ka përcjell një publik i madh.

Nëna ju ka mbështetur shumë?

Ajo nuk dëshiron ta përmend shumë se më thotë që e teproj, ajo ka pasur dy role të nënës dhe babës, truprojes, mikut shokut më të mirë për mua, mbështetja ime më e madhe, ajo ka qenë një femër e fortë e cila më ka mbajtur në vija të drejta dhe nuk më ka lënë të gaboj.

Pjesa e thashethemeve ka qenë e madhe, sa ke mundur të ballafaqohesh?

I kam lënë këto gjëra, ka shumë vite që i kam lënë, jetojmë në tranzicion dhe e kemi një far mënyre se kemi qejf të meremi me thashetheme, të fundit bëhen në rrjetet sociale, për faktin se aty kanë mundësi të manipulojnë, nuk është e ndershme, nuk është asgjë e keqe nëse ke ndonjë mospëlqim ndaj dikujt thuaja lirshëm por kjo është e meta jonë të fshihemi prapa tjerëve, tek personazhet është normale gjithcka, meqë ne të njohurit kemi vendosur kështu atëherë do ballafaqohemi me gjitha.