Lionel Messi ka deklaruar se ndihet mirë të skuadra e Paris Saint Germain.


Argjentinasi u përfol për një largim nga “Parc de Princes”, mirëpo vetë lojtari ka thënë se do të vendosë pas Botërorit 2022.

 

Gjithsesi, të paktën deri atëherë, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk po jep shenja largimi.

 

“Ndihem mirë, ndihem ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu”, tha fillimisht ai.

“Jam më rehat me klubin, dhomën e zhveshjes… shokët e skuadrës, lojën. Ndihem shumë mirë dhe kështu po filloj të kënaqem sërish”, përfundoi Messi.