Lëkundje tërmeti janë raportuar në kryeqytetin grek, Athinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 1 km në veriperëndim të Filadelfias së Re, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 13.1 km.

Përveç Athinës, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth. Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.