Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 minuta me epiqendrën afër Antalias.

Guvernatori i qarkut të Alanya, Fatih Ürkmezer tha se tërmeti është ndjerë fuqishëm në qark. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe në njerëz.