Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i jep zë edhe njëherë lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Ndonëse situata është prej ditësh e përmirësuar, ministrja Manastirliu bën thirrje që të mos ulet vigjilenca pasi varianti Delta është identifikuar edhe në vendet pranë nesh.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anti-covid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anti-covid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkruan Manastirliu.