Napoli ka konfirmuar se dëshironte të shtynte ndeshjen kundër Juventus për SuperKupën e Italisë, por gjithashtu theksoi se do të zbresë rregullisht në fushë të mërkurën në 20 janar në Mapei Stadium të Reggio Emilias. “Është i vërtetë fakti që presidenti Aurelio De Laurentiis kishte kërkuar një shtyrje të ndeshjes për në fund të kampionatit, ose në një datë të disponueshme në pranverë, për një seri motivesh shumë të arsyeshme. Por ishte gjithmonë një propozim”, lexohet në shënimin e klubit blu.

“Nëse ndeshja do të ishte luajtur në pranverë, do të kishte shpresë për t’u hapur, ose pjesërisht, për publikun. Për më tepër – vazhdon Napoli – propozimi i De Laurentiis kishte për qëllim kërkimin e më shumë fondeve, nga autoritetet rajonale dhe shtetërore e nga sponsorët, për të mbledhur një shumë të rëndësishme për t’u dhuruar për kërkime kundër Covid 19 “.

Napoli “pranon që kjo kërkesë nuk është pranuar dhe do të jetë e prezent të mërkurën në Reggio Emilia për të diskutuar SuperKupën kundër Juventusit”.