Lefter Koka kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke argumentuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga qelia u shty. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën. Në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg”. Ajo ishte caktuar për përfshirjen e tij në abuzimin me inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.