Artistët e njohur të skenës muzikore, Ardian Bujupi dhe Ledri Vula, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.


Dyshja, të njohur për një sërë hitesh, tashmë kanë nisur xhirimet e këtij videoklipi.

 

“Gelato 01.07”, ka qenë përshkrimi krahas videos së shpërndarë me fansat në Instagram.

 

Ledri momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Narcos Albania” në bashkëpunim me Llunin si dhe të projektit solo “Monaco”.

Ardiani në anën tjetër rreth tri javë më parë lansoi këngën e re “Aventura” në duet me reperin Noizy.