Sot mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në rend të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re. Mbledhja do të mbahet në ora 14:00. Kujtojmë se të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundër kandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.