lazarat

Në rrjetet sociale bëhet thirrje për të protestuar sërish sot në qendër të fshatit Lazarat.

Të tri shkollave të Lazaratit u kërkohet të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në qendër të fshatit për të protestuar për lirimin e të ndaluarve pas incidentit të djeshëm ku të rinjtë e Lazaratit qëlluan me gurë e domate policinë.

Bilanci ishte 3 policë të plagosur dhe 2 makina të dëmtuara.

Lazaratasit kërkojnë largimin e policisë nga fshati.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe 5 banorë të tjerë mëngjesin e sotëm. Burime nga policia bëjnë me dije se një pjesë e të ndaluarve që prej ditës së djeshme janë liruar, gjithsej të ndaluar janë 10.

Aktualisht situata në fshat paraqitet teper e qete, pavaresisht paralajmerimeve në rrjetet sociale per bojkotim te mesimit nga nxenesit e shkollave te Lazaratit