Edhe pse albumi i tij më i ri “=” (barabartë) nuk ka shumë që është publikuar, Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalet.
Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai tashmë ka plane për një projekt të ri dhe fansat mund të presin që ta dëgjojnë atë javën e ardhshme.

“Epo, ky nuk do të jetë projekti i radhës që do të publikoj. Pas 10 ditësh do të dalë diçka”, tha ylli i muzikës.
Megjithëse këngëtari nuk dha detaje të mëtejshme mbi projektin misterioz, ai tha se nuk pret që ai të jetë një hit në Zelandën e Re.
“Do të jetë më shumë një hit i madh diku tjetër. Kur ta dëgjoni do ta kuptoni”, tha Ed Sheeran.
Katër herë fituesi i “Grammy” publikoi albumin në tetor, ku përfshiheshin këngë si “Bad Habits”, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Ky ishte albumi i tij i katërt që titullohej sipas simboleve, pas ‘+’ në 2011, ‘x’ në 2014 dhe ‘÷’ në 2017. Ed Sheeran shpjegoi gjithashtu se pavarësisht përdorimit të simboleve, ai në fakt nuk është një adhurues i matematikës.
Përveç projektit misterioz që do të përfundojë javën e ardhshme – ai tha se dëshiron të bëjë 10 albume me simbole, por pesë prej tyre nuk do të jenë të lidhura me matematikën.