VELIAJ-PENSIONET-17_8
Nuk kaloi shumë, nga shfaqja që Erjon Veliaj bëri në Këshillin Bashkiak, ku tundte me mburrje fotografitë e atyre që kishte pushuar nga puna.

Kryebashkiaku duket se ka marrë një “pickim” të lehtë, nga njerezit që ka larguar nga puna këto ditë.

Portali Newsbomb.al raporton se një grua e shkarkuar nga puna ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut dhe e ka goditur me shpullë.

Ka qenë, punëtorja e magazinës që ka goditur me shkelm edhe shefen e kabinetit, e cila ka bërë menjëherë denoncimin.

Policia ka shkuar urgjentisht në vendngjarje dhe ka ndaluar punonjësen e shkarkuar ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe shefen e kabinetit për të bërë denoncimin përkatës.

Emri i i punonjëses së magazinës nuk bëhet i ditur ende ndërsa pritet që të publikohen të tjera detaje nga ngjarja shkruan portali.

Punonjësit e bashkisë kanë dëgjuar gjatë paradites, thirrjet e punëtores që shoqërohej me forcë, jashtë ambjenteve të bashkisë, por më vonë të gjithë kanë mësuar edhe për atë shuplakë me të cilën e kishte nisur ditën qytetari i parë i Tiranës.