Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, lamtumirën e Lionel Messit nuk e ka kapërcyer dot: “Është shumë e çuditshme ta shohësh të veshur me një fanellë të ndryshme nga Barcelona dhe nuk më pëlqen. Mendoj se të dyja palët u zhgënjyen kur ai u largua. Na erdhi shumë keq. Unë nuk kam folur më me Leon”.

Aspekti interesant i kësaj cështje është se Laporta nuk e mbyll hipotezën e një rikthimi të mundshëm. “Ne kemi mirënjohje të madhe dhe të thellë, për ne ai do të jetë gjithmonë një lojtar i Barcelonës. Edhe duke shitur Griezmann dhe me uljen e pagave të lojtarëve të tjerë, Leo nuk mund të kishte qëndruar. Por është e rëndësishme që kemi ulur pagat”.