Landi i “West Side Family”, është bërë baba për herë të parë. Ai është bekuar me një djalë, i cili ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, i cili ka ndarë në rrjete sociale foton e parë me vogëlushin. Ai nuk e ka zbuluar portretin e djalit, duke ja mbuluar fytyrën me një emoji.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, ka shkruar Landi, përkrah fotos ku duket mjaft i emocionuar.

Ky lajm erdhi shumë i papritur për fansat e tij, sepse Landi nuk kishte treguar më herët nëse ishte në pritje të një fëmijë apo jo. Për më tepër nuk kishte asnjë informacion për partneren e tij, por sot është zbuluar se cila është gruaja e tij.
Vëllai i Landit ka publikuar foton e këngëtarit dhe ka zbuluar cila është partnerja e tij. aAjo quhet Eva Ago dhe nuk është e njohur për publikun.


Kjo e fundit, po ashtu ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet e emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Ajo ka zbuluar se vogëlushin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Lukas.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.