kapedan
Një tjetër emër i madh i plejadës së artit shqiptar është ndarë nga jeta. Mbrëmjen e së hënës i është dhënë lamtumira në moshën 79-vjeçare aktorit Albert Vërria. Ai lindi në Fier më 3 shtator 1936. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Përfundon shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

FILMAT

Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani

Trapi i Vjetër (2005), komedi

Misioni përtej detit – (1988)

Në emër të lirisë – (1987)

Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi

Melodi e pandërprerë – (1985) bariu

Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)

Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili

Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi

Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes

Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu

Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi

I treti – (1978), Saliu

Thirrja – (1976), Lec Kabashi

Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini

Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra

Shpërthimi – (1974) xha Kasemi

Brazdat – (1973), babai Ademit

Operacioni zjarri – (1973), Hiluku

Kapedani – (1972), xha Sulo

Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli

I teti në bronz – (1970), Alo

Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri