Përfaqësuesit e “Foltores” kanë hyrë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Pergjithshëm Gazment Bardhi ku ka nisur një takim prej orës 14:40.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për Lapsi.al se mbledhja po mbahet në zyrën e Gazment Bardhit.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe përfaqesuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.

Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.