Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp sipas të gjitha gjasave ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool që do ta mbajë atë në ‘Anfield Road’ deri në vitin 2026, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediumit anglez, The Athletic një ndër trajnerët më të mirë në histori të Liverpoolit, Jurgen Klopp së bashku me stafin e tij kanë nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, duke e zgjatur atë edhe për dy vjet të tjera.

 

Edhe pse ishte pritur që 54-vjeçari të largohej nga ‘The Reds’ sezonin e ardhshëm, ai siç duket ka vendosur të qëndroj edhe për disa vite të tjera dhe të synoj të arrij edhe më shumë suksese.

 

Skuadra e Liverpool këtë edicion ka treguar formë të jashtëzakonshme, ku si kurrë më parë është në garë që të fitoj katër trofe. Së pari ata fituan Carabao Cup në muajin janar në finalen kundër Chelseat dhe janë në garë edhe për Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Klopp ishte emëruar trajner i Liverpool në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ka arritur të formoj një ndër ekipet më të rrezikshme në botë, ai gjatë kësaj periudhe ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe së fundmi Carabao Cup.