Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në rifillimin e stërvitjeve me Manchester United. Sipas mediave britanike, pas vendimit të portugezit për të shtyrë kthimin e tij në Angli pas pushimeve qëndrojnë arsyet familjare dhe klubi e ka pranuar shpjegimin, por gjërat duken shumë ndryshe nga ajo që zbulohet në Spanjë.

E ardhmja e sulmuesit mbetet mjaft e pasigurt: skuadra së shpejti do të largohet për një turne të gjatë midis Azisë dhe Oqeanisë dhe nuk është e qartë nëse Ronaldo do t’i bashkohet trajnerit të ri Ten Hag dhe shokëve të tij aktualë. Interesi më konkret duket të jetë ai i Chelsea, i cili sapo ka kthyer Lukakun në Milano, ndërsa Bayern Mynih dhe Psg shfaqen më të izoluar për momentin.

Lajmi më i fortë megjithatë vjen nga Spanja: Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka darkuar me Jorge Mendes dhe ndër temat në tavolinë – raporton As – ishte pa asnjë dyshim e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Duket si një lajm surreal, me portugezin që mund të bëhet beniamini i ri I atyre që deri një sezon më parë adhuronin Messin.