Twitter do të zgjerojë njoftimet e lëshuara për tweets që mund të përmbajnë informacion të rremë për sa i përket vaksinës kundër Covid-19. Lëvizja u njoftua nga një blog i krijuar nga rrjeti Twitter që është marrë me fshirjen e më shumë se 8400 postimeve që shpërndanin lajme çorientuese apo mashtruese. Nën lupën e Twitter janë vënë 11.5 milionë llogari në të gjithë botën.

Si fillim mbikqyrja do të bëhet nga njerëz të paguar nga Twitter, por më pas sistemi do të pikasë vetë përmbajtjet e dyshimta në lidhje me vaksinën. Kompania do të fillojë të fshijë të dhënat në gjuhën angleze fillimisht por me kalimin e kohës planifikohet të zgjerohet duke përfshirë sa më shumë gjuhë të botës të jetë e mundur.