kosta
Nuk kane luajtur rrol as bisedat telefonike me Ramen dhe as pergenjeshtrimet e mediave prane qeverise. Deputeti i Partisë Socialiste për Përmetin Vladimir Kosta ka thënë se e kanë mashtruar për kandidaturën e Gilbero Jaçes për Bashkinë e Përmetit. “U kërkova që të mos kandidonin Gilberto Jaçen pasi ka abuzuar me fondet dhe e kam denoncuar në KLSH. Kryeministri më tha që nuk ishte Jaçe kandidati përfundimtar dhe do të vendosnin në 15 prill për këtë gjë. Por mesa duket pritën sa të binte zhurma e largimit tim dhe vendosën Jaçen. Jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë Kosta.

Arsyeja e denoncimit të kryebashkiakut Jaçe është një investim në trotuaret e qytetit të Përmetit ku sipas Kostës po i bëhet një shkatërrm qytetit për përfitime personale.
Ai ka thënë se mund të largohet nga grupi parlamentar i PS por ende nuk ka një vendim të prerë.
“Unë që prej deklaratës sime të parë nuk kam ndërruar mendje”, ka thënë Kosta për Panoramën, duke shtuar se “para vendimit final do të konsultohem me elektoratin tim dhe Gramoz Ruçin i cili është kryetari i vërtetë i PS”.