Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend pasi është seanca e fundit plenare për këtë sezon. Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore.

Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi.