Kuvendi i Shqipërisë njofton mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme.

Lajmi vjen pas zhvillimeve të fundit nga ana e Presidencës, kur kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar si anëtaren e dytë të Gjykates Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin.

Sot në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar ditën e nesërme zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme. 

Mësohet se rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykates Kushtetuese i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm.