Është miratuar në kuvend projektligji për ‘Bashkëqeverisjen me 73 vota pro dhe 42 kundër, ndonëse deputetët e Partisë Demokratike kanë shprehur kundërshtinë e tyre gjatë seancës së sotme.

Nga ana tjetër, parlamenti miratoi me 112 vota pro, asnje kunder dhe vetem 2 abstenim marrëveshjen me kompaninë e vaksinave Pfizer, për më shumë doza vaksinash në kuadër të pandemisë.

Miratimet e Parlamentit ditën e sotme: 

-73 vota pro dhe 42 vota kunder eshte miratuar projektligji per bashkeqeverisjen.

-112 vota pro: Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.

-Me 113 vota pro, 0 kundër dhe vetëm 1 abstenim është miratuar në Kuvend edhe projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.

-Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.