Dr. Mujë Buçpapaj lindi në Tropojë, Shqipëri (1962). Është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Tiranës (1986). Në vitet 1991-1992 ka studiuar për skenar të filmit artistik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re“, Tiranë, sot “Albafilmi“, është doktor i shkencave letrare. Ka kryer edhe shumë kualifikime të tjera të spektrit të kulturës në vend dhe jashtë tij përfshirë edhe SHBA-të.
M.Buçpapaj ka mbrojtur shkelqyer doktoraturën pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike me temë: “Poezia e viteve ’70-të, rikthimi tek burimologjia e poezisë më të mirë evropiane,” me specialitet “Poezia liberale e viteve 1970-1973”, e cila u godit ashpër nga regjimi komunist.
Kjo doktoraturë voluminoze sjell një këndvështrim të ri, origjinal, një lexim të ri dhe interpretim shkencor bashkëkohor poezisë së këtij brezi të shquar poetësh, por edhe poezisë shqipe të shekullit të njëzetë në Ballkan, duke e parë atë si një njësi kombëtare.

M.Buçpapaj është një nga themeluesit e pluralizmit politik dhe të shtypit të lirë në Shqipëri (1990) dhe gazetar për shumë vjet në gazetat më të njohura të Tiranës.
M.Buçpapaj është një nga eksponëntët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare me suksesin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë tre dekadeve të fundit, përkatësisht i botuar në disa gjuhë të huaja dhe i nderuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare nga Greqia deri në SHBA dhe një nga manaxherët më të spikatur të kulturës në vend.Hartues i politikave kulturore, përkthyes dhe ish-drejtues i instituconeve të rëndësishme kombëtare të kulturës si Qendra Nderkombëtare e Kulturës(QNK) dhe Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit.
Është organizator dhe drejtues i shumë konferencave nderkombëtare për problemet e artit, letërsisë dhe të të drejtave të autorit, duke qënë një nga promovuesit më të medhenj të kulturës dhe letërsisë ndërkombëtare në Tiranë dhe asaj shqiptare jashtë vendit.
Është autor i shumë librave, por edhe i qindra shkrimeve publicistike, kritikave, esseve e studimeve letrare, përfshirë edhe ato për problemet rajonale, per maredhënjet shqiptaro-amerikane, për paqen dhe sigurinë si dhe për manaxhimin e artit në kushtet e tregut, politikat kulturore dhe strategjinë kombëtare të kultures.

Njihet si një nga debatuesit më të fortë publikë për problemet e tranzicionit shqiptar, zhvillimeve politike rajonale, si dhe të demokracisë dhe paqes në tërësi. Është themelues i gazetës javore, letrare dhe kulturore “Nacional”(www.gazeta-nacional.com) dhe drejtor i saj, gazetë e cila botohet e printuar prej 14 vjetësh në Tiranë dhe shpërndahet në disa nga vendet e rajonit duke qënë një media akademike më shumë ndikim ne jeten letare dhe kulturore shqiptare.
Është drejtor i “Institutit të Studimeve dhe Projeteve Nacionale” dhe i revistës së saj “Nacional botim shkencor”, dedikuar vetëm studimeve akademike albanalogjike.”Jeton, punon dhe krijon në Tiranë, së bashku me gruan dhe dy vajzat.