Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga konferenca për shtyp u pyet lidhur me hipotezat se ekziston tashmë një konkurrencë mes tij dhe Sali Berishës se kush do të jetë zëri kryesor i opozitës shqiptare kundër qeverisë Rama.

Iish-Presidenti deklaroi se me Berishën konkurrenca e vetme do të jetë se kush publikon më shumë denoncime në luftën e përditshme kundër kapjes së shtetit.

“Qoftë ju qoftë Berisha nuk e keni mohuar që do të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Ju synoni që me ndryshimin e mërit të bëheni forcë e parë drejtuese e opozitës.” – u pyet Meta.

Ish-Presidenti u përgjigj si më poshtë.

“Nuk është ky problemi ynë, se mund të jesh partia e parë e opozitës për 200 vjet por mund të jesh bishti i mazhorancës, pasi je i paaftë të gjenerosh një ndryshim.

Nuk kam unë asnjë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do të ketë një konkurrencë, që ai e pranon, është luftë e përditshme kundër kapjes së shtetit. Ndaj ftoj çdo partner, çdo qytetar dhe gazetar që çdo denoncim që s’e bëjnë dot ta sjellin te Ilir meta dhe “Partia e Lirisë” dhe të jenë të bindur se nuk do ju dalë emri fare si denoncues siç nuk ka dalë deri tani në të gjitha skandalet e qeverisë që kemi publikuar. Kur qeveria ka vendosur të përgjysmojë Shqipërinë, ta shpërdorojë vendin, Partia e Lirisë do ndezi flakën për të gjithë. Standardet e qeverisjes demokratike duken kur respekton opozitën, median e lirë, të vërtetën dhe tregon se ke vënë mirëqenien e popullit në krye.” – u shpreh Meta.