Në një komunikim me gazetarët paraditen e kësaj të mërkure, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, iu përgjigj pyetjes së kush e drejton Partinë Demokratike.

Celibashi deklaroi se deri tani nuk ka qenë nevoja që ta marrin këtë informacion pasi nuk ka pasur ndonjë konfrontim, por shtoi se ky informacion mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Sipas Celibashit ky është i vetmi institucion që mund ta thotë, ndërsa KQZ mund të thotë vetëm se kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Sot s’ta themi për sa kohë nuk kemi pasur një nevojë për konfrontim dhe s’kemi pasur nevojë për ta marrë këtë informacion. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Ky është i vetmi institucion që mund ta thotë. Ne mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit por sot nuk mund ta themi dot”, u shpreh ai.