Nga ai gol fantastik në finalen me Liverpool në Champions League duket se ka kaluar një shekull. Nga ajo natë, Gareth Bale nuk ishte më ai, rendimenti i tij ka zbritur në mënyrë të frikshme e në këtë sezon ka luajtur vetëm 20 ndeshje, (1.260 minuta) tre gola e dy asist. Raporti mes uellsianit e Real Madrid është i mbyllur, nuk bën pjesë në planet e Zidane, aq sa klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë gjysmën e pagës së tij faraonike (15 milionë në vit) klubit që do ta blejë.

E ka bërë të ditur këtë lajm sensacional The Telegraph, sipas të cilëe në Madrid janë gati të fusin dorën në portofol vetëm që të lirohen nga uellsiani, kontrata e të cilit me Blancos skadon në 2022. Nëse një klub do të dojë ta marrë, Real impenjohet të mbulojë gjysmën e pagës për dy sezonet e ardhshme.

7,5 milionë, një shifër jo e rastësishme, sepse në Premier League shumë klube mund tia lejojnë vetes e mes tyre është Tottenham i José Mourinho (që e njeh mirë), nga ku Bale u bë një lojtar për Real e për 15 milionë në vit.