Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë në Shqipëri vizitën e tij të parë zyrtare si drejtues qeverie. Referuar njoftimit zyrtar të qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, .Philip S. Kosnett, në zyrën e tij, ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemal Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë. Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona” shkruhet në njoftimin zyrtar.?