Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Kryeministri i Kosovës kërkoi që Greqia t’i bashkangjitet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian duke e njohur edhe ajo pavarësinë.

Ndërsa ambasadorja Vakali tha se ndihet e nderuar për detyrën që ka marrë dhe se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës.

“Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problemi”, theksoi nga ana e saj zyrtarja greke Heleni Vakali.