Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjete sociale pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli. Kurti shprehet se Sassoli solli vlera europiane në BE dhe ishte një mik i Kosovës.

Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Kurti.