Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës këtëtë premte është shprehur se nuk do ta vaksinohej i pari me vaksinën antiCovid, po të mos ishte vaksina AstraZeneca.

Kurti në fjalën e tij ka theksuar se u vaksinua i pari për arsye se vaksina AstraZeneca aktualisht ka një reputacion të lënduar në botë, dhe kjo e shtyu atë që merrte atë vendim.

Sipas tij, arsyeja që e mori vaksinën i pari, nuk ka të bëjë me ndonjë synim për ta priviligjuar veten.

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideruar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurfar synimi tjetër për të priviligjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka thënë Kurti.