Kurti për Vettingun: Kemi nevojë për prokurorë të drejtë e gjykatës efikasë

3 Nov 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Vettingu është i domosdoshëm për të pasur prokurorë të drejtë e gjykatës efikasë

Ai ka marrë pjesë sot në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kurti tha se njëra ndër shtyllat e shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase. “Sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënës e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokurorial, vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë. Diskutimet për nevojën e reformave në drejtësi janë prapa nesh, tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin a po jo. Na duhen gjyqtarë të drejtë e efikas, dhe prokurorë me integritet e energjik. Përgjigja ndaj defekteve e dështimeve të tilla për drejtësinë është Vettingu”, -u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se Vettingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritet të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe do të verifikoj pasurinë e tyre. Ai shtoi se krahas Vettingut qeveria ka filluar edhe iniciativa të tjera të reformës në drejtësi.

tags

Gol me 115 km/h, Rashford i pari që shënon me goditje dënimi në Katar: Al Rihla problematik për lojtarët

Kurti i prerë: Nuk pranojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe

REL: PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Protesta/ Rama: Berisha dhe Meta nuk e marrin dot peng Shqipërinë dhe samitin e BE

‘Akuzat për Taulant Balla?’/ Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, vetëm faktet