Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë e shtetit. Gjithashtu Kurti ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Për më tepër, kryemininistri i Kosovës i kërkoi kancelarit gjerman, që të udhëheqë vendet e Ballkanit Perëndimor në vijimin e Procesit të Berlinit. Kurti, i cili është shprehur disa herë kundër Ballkanit të Hapur, theksoi edhe një herë se qeveria e tij është e përqendruar vetëm Procesi i Berlinit.

Jemi në moment vendimtar për rajonin. Bota pas 24 shkurtit ka ndryshuar. Në këto kohë kancelari ka treguar vizion në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Jemi të bashkuar me Gjermaninë edhe nga njerëzit tanë. Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Të gjithëve na kujtohen pamjet e hyrjes së ushtarëve të NATOs në Kosovë. Na kujtohen edhe pamjet e Kosovës, gjithcka ishte djegur e shkatërruar. Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për rindërtimin e Kosovës. Qeveria jonë po vijon me reforma të përgjithshme. Po punojmë për përmbushjen e reformave për integrim në BE.

Do vijojmë më aspiratën tonë për statusin e kandidatit kur pretendojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Nevojë urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO. Kemi shtuar buxhetin e mbrojtjes me 52%. Kosova do mbetet partner i besuesëm i Gjermanisë. Serbia po vijon të bllokojë marrëveshjet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit. Nxisim cdo vend në Ballkan të angazhohet për tregun e përbashkët rajonal.  Kosova u bën thirrje vendeve të nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, diplomave, etj. Të gjithë do përfitojmë duke hequr barrierat në tregti. Presim rivitalizimin e procesit të Berlinit për të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë BE. Mbështetja gjermane do na ndihmonte për investitorët. Shpreha shqetësimet për sigurinë e energjisë.” u shpreh Kurti.

Scholz ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit është se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.