Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 103.2 lekë dhe shitet me 104.2 lekë. Euro blihet me 122.6 lekë dhe shitet 123.2 lekë.

Franga zvicerane blihet me 110.5 lekë dhe shitet 111.4 lekë ndërsa paundi britanik blihet 142 lekë dhe shitet 143.5 lekë.

Në krahasim me një ditë më parë, euro ka njohur një rënie të lehtë. Rënien më të madhe e ka pësuar paundi britanik që një ditë më parë blihej me 143.6 lekë dhe shitej me 144.6 lekë.

Dollari amerikan ka rënë gjithashtu përballë lekut pasi një ditë më parë blihej 103.9 lekë dhe shitej me 104.7 lekë.

E vetmja që ka njohur një rritje të lehtë është franga zvicerane.

SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.