Monedha europiane ndryshe nga fillimi javës ka fituar pikë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 123.7 lekë dhe duke u blerë me 124.3 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.

Edhe Dollari amerikan vazhdon edhe ditën e sotme të forcohet duke fituar 0.4 pikë nga dita e martë teksa është blerë sot me 105 lekë dhe është shitur me 105.7 lekë.

Paundi britanik ndërkaq vazhdon të ndjekë një kurbë zbritëse pasi ka humbur sërish pikë ditën e sotme, konkretisht 1.4 pikë brenda natës duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë.

Sipas tregut valutor vendas, Franga zvicerane është rritur këtë mëngjes me 0.4 pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 113.9 lekë dhe duke u shitur me 114.9 lekë.

SCAN