Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se kur do të marrin fund bordet që caktojnë çmimet e karburanteve dhe ushqimeve në vend. Pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se për të menaxhuar krizën, qeveria do të vijojë të përdorë të gjithë instrumentat që të frenojë rritjen e çmimeve.

“Sot morëm një seri detyrash, janë mbi 20 detyra që dha kryeministri për ndjekjen dhe përballimin e krizës. Është një krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve.”, u shpreh Ahmetaj.