Pas diagnozës së muajit të kaluar me sindromën Ramsay Hunt, artisti i popit Justin Bieber është rikuperuar dhe ai është gati të rikthehet në turneun e tij botëror. Disa takime në Amerikën e Veriut u anuluan për shkak të këtij problemi shëndetësor, por raportohet se ai është gati për kthimin e tij.

Mes gjithë pasigurisë me sindromën që bëri që gjysma e fytyrës së tij të paralizohej, Bieber nuk është rikuperuar ende plotësisht, por ai ka besim se turneu do të rifillojë më 31 korrik.

Usher dha një përditësim për gjendjen shëndetësore të Justin Bieber. Këngëtari i R&B Usher ofroi gjithashtu një përditësim inkurajues për Justin Bieber ndërsa fliste me njerëzit në “Extra”.

“Si artist, mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht, dhe një jetë që vjen me një presion të madh. Unë mendoj se ai padyshim e ka marrë botën si një udhëtim. Jam i lumtur që isha në fillim të udhëtimit të tij dhe jam ende pjesë e tij edhe sot e kësaj dite, si mik. Mendoj se sido që të jetë ai duke e përjetuar tani, është vërtet e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij.”

Pavarësisht lajmeve inkurajuese, lufta e Justin Bieber kundër sindromës Ramsay Hunt nuk ka përfunduar ende. Ai duhet të kontrollohet vazhdimisht nga mjekët dhe të kujdeset për shëndetin e tij ndërmjet çdo shfaqjeje. Kthimi në turne mund të komplikojë shëndetin e tij, por mjekët i thanë tashmë se është në rregull ta provojë një rikthim.