Prokuroria e Federatës së Futbollit Italian ka hapur një hetim “për dyshime për shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive” (që kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe besnikërisë, ed) për banderolën e vendosur nga lojtarët e Milanit gjatë festimit të fitores së titullit. Gjatë udhëtimit të autobusëve të hapur drejt qendrës së Milanos, u shfaq mesazhi “Kupën e Italisë futeni në b***ë..”, një tallje ndaj Interit, që kujton atë të vitit 2007 kur Ambrosini kishte mbajtur në dorë një pankartë ku shkruhej “Titullin futeni në b***ë” (zikaltrit kishin fituar kampionatin, kuqezinjtë Champions).

Banderola, me shumë gjasa, ka arritur në duart e lojtarëve përmes tifozëve, është mbajtur nga Maignan dhe Krunic. Derbi ka vazhduar edhe pak minuta më vonë kur Rebiç ka mbajtur një pankartë ku tallte Inzaghin me fjalët “Spiaze”.