Rezultatet e ndeshjeve të para impononin deri diku verdiktet për skuadrat e kualifikuara në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, edhe pse të gjithë provuan të ndryshonin fatet. Kukësi fitoi, por nuk ia doli, duke përshëndetur objektivin e parë sezonal, Vllaznia, Teuta e Partizani nuk patën probleme, ndërsa Laci kalon në 8 më të mirat, pavarësisht 1-1 në kthim me Tomorrin.

Për Grupin A të fortë në avantazhin 1-0 në Peshkopi, kampionët në fuqi të Teutës nuk e kanë patur të vështirë të përsërisin suksesin, duk u imponuar këtë herë 2-0 me Ivanovic që hapi shumë shpejt ndeshjen e Plaku që e mbylli tre minuta nga fundi. Nuk e pati të thjeshtë Partizani, në anën tjetër, për të kapërcyer Besëlidhjen, që pavarësisht se ishte mundur 0-1 në shtëpi në vajtje, bëri një rezistencë të fortë për tu dorëzuar vetëm 10 minuta nga fundi, në golin e Rrapajt. Më pas Junior fiksoi rezultatin në të 85, duke e cuar Partizanin në derbin e kryeqytetit, në pritje të mësojë si do të përfundojë nesër Tirana-Dinamo. E vetmja ndeshje që ka kërkuar shtesë e më pas penallti ka qenë ajo në Korçë mes Skënderbeut e Bylis. Bardhekuqtë kanë barazuar 2-2, ashtu si në Ballsh, por janë treguar më të saktë nga pika e bardhë, duke shënuar 4 herë ndaj 2 të Bylis, për të marrë kualifikimin.

Në Grupin B janë shënuar edhe befasitë e raundit të dytë. Egnatia ka rezistuar ndaj presionit të Kukësit, duke humbur minimalisht, por duke shkuar në cerekfinale falë 3-1 të arritur në ndeshjen e parë. Në sfidën e luajtur në Vlorë, Longo nuk ka mundur dot të përmbysë rezultatin, duke dalë nga kompeticioni shumë shpejt. Për herë të parë Egnatia shkon në raundin e tretë të Kupës, ndërsa Vllaznia ka marrë një fitore tenistike 6-1 përballë Pogradecit, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, kur u shënuan të gjithë golat. Skuadra e vetme e Kategorisë së Dytë, Flamurtari ka tronditur Kastriotin, duke eleminuar një skuadër të Superiores. Vlonjatët janë imponuar 2-4 në “Redi Maloku” pasi kishin barazuar pa gola në ndeshjen e parë. Kalon më tej edhe Laçi, pavarësisht barazimit 1-1 me Tomorin, falë fitores 0-1 në sfidën e parë.

GRUPI A

TEUTA 2-0 KORABI
Ivanoviç 12′, Plaku 87′
PARTIZANI 2-0 BESËLIDHJA
Rrapaj 81′ , Zhunior 85′
SKËNDERBEU 2-2 BYLIS (4-2 me penallti)
Meksi (p) 23′ , Berisha 45+1′ / Qardaku 14′, 74′

GRUPI B

VLLAZNIA 6-1 POGRADECI
Mustedanagiç 1′, Aralica 9′, 16′, Latifi (p) 14′, A. Hoxhaj 23′, 26’/ Topllari 55′
LAÇI 1-1 TOMORI
Guindo 73’/ Nako 24′
KUKËSI 1-0 EGNATIA
Gj. Taipi (p) 39′
KASTRIOTI 2-4 FLAMURTARI
Karakaçi (p) 13′, Mudrazhija 90+3 / Diamanti 39′ 90+4, Pjeshka 67′, Ribaj 90+2′