Dejan Kulusevski është duke lënë gjurmë tek Totenhemi, aq sa klubi i Premier Ligë është duke vlerësuar seriozisht mundësinë e blerjes së tij perfundimtare në këtë merkato verore. Spurs e kane huazuar nga Juventus mesfushorin suedez dhe tani “The Guardian” ka zbuluar që skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të ushtroje te drejtën e blerjes, duke shpenzuar 30 milion euro.

Gjatë hapësirës së merkatos dimërore, Tottenham ka paguar 10 milion euro për ta marrë lojtarin me huazim deri në qershor 2023. Por tani, duke parë edhe rezultatet, plani i londinezëve është ai i transformimit nga transferim momental në transferim të plotë. Dhe në bazë të informacioneve që “The Guardian” ka, objektivi është i arritshëm duke investuar të paktën 30 milion euro.

Një opsion që do të mbetet i vlefshëm deri në përfundim të huazimit me shpresën që nuk do të përfshihet në lojë klauzola e dytë, ajo e blerjes së detyrueshme në shumën 35 milion euro. E gjitha në fuqi me dy kushte: E para që Kulusevski të luajë në 50 përqind të ndeshjeve me klubin e Premier Ligë, të paktën për 45 minuta, dhe e dyta që Totenhemi të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve.

Fabio Paratici, në eksperiencën e tij të mëparshme si drejtuesi i bardhezinjve, e kishte sjellë Kulusevskin tek Juventus nga Atalanta për shumën e 35 milionë eurove në 2020, duke paguar dhe 9 milion euro bonuse.