“Ne e fituam ndeshjen, nuk e kuptoj çfarë duhet të ndryshojmë. Rezultati është 2-1. Duhet të ndryshohet vetëm arbitri. Nuk e di se çfarë bënë kjo Federatë. Nuk kam asnjë fjalë. Nuk e di pse arbitri nuk e pa me VAR. VAR-i mund të gabojë, por gjyqtari duhet ta shikonte”. Diego Longo është një lum i fryrë, pasi pa fitoren ti hiqej nga duart pikërisht një minuta nga koha e rregullt, kur arbitri Myrtja vendosi të anullonte golin e Lulajt për një prekje të pretenduar me dorë. “Është gol, edhe nëse e ka prekur me dorë është gol. Dora ishte e ngjitur me trupin. Këtu është një xhungël. Trajneri kërkoi shpjegime dhe delegati kaloi me ofendime personale” vazhdoi shpjegimin italiani.

Me rezultatin 1-1, Kukësi arriti të shënonte në minutën e 89, që do të ishte zgjidhja e një ndeshje të komplikuar, përpara se golit të zhveftësohej nga sugjerimi i VAR: “Nuk mund të luash çdo ndeshje si Barcelona dhe Mançester Siti. U munduam të luajtëm të sigurt në pjesën e dytë. Për këtë jam i qetë – sqaroi Longo, që u ndal edhe te Collari, që gaboi në dy raste e mund të kishte ndëshkuar skuadrën -. Jam i lumtur për Çollarin sepse është pa eksperiencë. Përballë Tiranës ka bërë një ndeshje perfektë dhe sot bëri gabime. Duhet ta analizojmë dhe të shohim se çfarë mund të rregullojmë”.