Si pasojë e motit me reshje shiu dhe dëbore një ditë më parë, në disa akse ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Pranvera duket ende larg në Kukës, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të Kukësit gjatë këtyre ditëve.
Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve. Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë.