Dashi
Duhet të mblidhni forcat dhe përqëndroheni më shumë në punë për të arritur konkluzionet, apo projektet tuaja. Çështjet tuaja të zemrës mund të zgjidhen me një dialog të hapur me partnerin.

Demi
Jupiteri në shenjë ju mbeshtet por nuk duhet te nxitoheni në marrjen e iniciativave të ndryshme. Mundohuni të kuptoni se ç’ju intereson më shumë. Kujdes në marrëdhëniet me familjen dhe të tjerët.

Binjakët
Spostimi i Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara të karakterit ekonomik. Gjithashtu probleme do të keni nëse jeni në udhëtim. Por në dashuri do të bëni një “boom” të vërtetë.

Gaforrja
Evenimente të shkëlqyera mund t’i japin një superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë lehtësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera duken edhe marrdhëniet me miqtë tuaj.

Luani
Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha
Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës së disa fakteve. Zënka të vogëla dashurie.

Peshorja
Në punë mund të nënvizohen disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të konstituojë për ju një eliksir që do t’ju bëjë të harroni çdo kundërshtim.

Akrepi
Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilohen totalisht ndryshe nga ato prezente. Hidhërimet e vogla të këtyre kohëve të fundit do të zëvendësohen nga sadisfaksione të merituara.

Shigjetari
Me largimin e Marsit nga shenja juaj shumë tensione duhet të zhduken prej jush. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë patur probleme dashurie apo shëndeti.

Bricjapi
Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

Ujori
Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër e kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

Peshqit
Puna është në qendër të vëmendjes nga Mërkuri. Perspektivat dhe impenjimet në muajt e ardhshëm mund të mos jenë më si tani (gjithnjë në avantazhin tuaj). Një vizitë shëndetësore ju këshillohet.