Teksa foli për ngjarjen horror që tronditi mbrëmjen e djeshme Fierin, ku u vra një fëmijë 8-vjeçar nga fqinji i tij, Klodian Çallamani, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje. Kryeqeveritari tha se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as shkop magjik për të parandaluar ngjarje si ajo e Fierit.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin tragjik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë”, tha Rama.

Rama foli gjthashtu edhe për papërgjegjshmërinë e trupave gjykues të cilët sipas kryeministrit duhet të ngrihen në nivelin e legjislacionit e shtetit shqiptar.