Kryetari i Komanduar në PD, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për media bëri thirrje se demokratët duhet të bashkohen. Alibeaj u shpreh se është i gatshëm të bëjë gjithçka për këtë bashkim.

“Bashkimi është ndër demokrat të gjithë demokratët do të kemi kohë, sot është një ditë feste do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat, e rëndësishëm është buonsensi, buron nga ato vlera që unë thashë, të bëhemi bashkë. Deklaratat e djeshme do të diskutohen  dhe do vijojë të diskutohet. Unë besoj që përfshin të gjitha dëshirat kërkesat sipas procedurave”, tha ai.