Kryeministra finlandeze finlandeze Sanna Marin ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një konferencë për mediet, Marin ka shprehur Finlanda mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është dakord për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë.

“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Shqipëria dhe Finlanda kanë tashmë një marrëdhënie shumë të mirë që daton në 1956 kur Evropa dukej ndryshe. Po punojmë fort për ta avancuar integrimin evropian. Ajo që është më e rëndësishme është se jemi bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni rus e ka ndryshuar për breza të tërë brezin tonë të sigurisë. Ne bashkë me Suedinë paraqitëm aplikimin për në NATO. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë dhe të qartë. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë aleancën më të fortë. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë agresionin e saj. Ne dum të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë.”, tha Marin.