Pas vizitës dy ditore në Gjermani, sot kryeministri Edi Rama do të kryejë vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Zyra për shtyp e kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë. Këtë mëngjes, Rama do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov.

Ndërkohë të premten, kreu i qeverisë do të shkojë në Stamboll ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.