Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët në Tiranë. Takimi do të zhvillohet nga ora 10 e 30 deri në orën 14 e 30 në Pallatin e Kongreseve, dhe do të mbahet pa praninë e mediave. Mbledhja realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.

Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen pranverën e ardhshme. Rama vazhdimisht është treguar kritik me drejtuesit e zgjedhur socialist në pushtetin vendor, dhe përgjatë çdo takimi ka lënë detyra që duhet të përmbushen prej tyre. Sipas tij të zgjedhurit socialist duke përfituar nga mungesa e kundërshtarëve përballë, janë larguar gjtihnjë e më shumë nga shqetësimet reale të qytetarëve.