Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti ofensivën e ushtrisë kundër militantëve palestinezë, përfshirë Hamasin në Rripin e Gazës, si  jashtëzakonisht të suksesshme, ndërkohë që ka hyrë në fuqi armëpushimi.

“Ne i kemi arritur qëllimet e operacionit jashtëzakonisht mirë,” u tha Netanyahu gazetarëve në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, ku i vizitoi për të falënderuar oficerët për suksesin e tyre, pas 11 ditësh luftimesh midis forcave izraelite dhe Hamasit në Gaza.

“Hamas nuk mund të fshihet më,” shtoi kryeministri në një deklaratë televizive. “Ne kemi vrarë më shumë se 200 terroristë, përfshirë 25 zyrtarë të rangut të lartë”

“Publiku i gjerë nuk di gjithçka, madje as Hamasin, por gjithçka që kemi arritur do të zbulohet me kalimin e kohës,” premtoi ai.

Kryeministri izraelit kërcënoi Hamasin me rregulla të reja të lojës në rast se do të ketë sulme të tjera ushtarake, vetëm disa orë pasi u arrit një armëpushim midis të dy palëve.

Izraeli do t’i përgjigjet ashpër sulmeve të reja me raketa nga Rripi i Gazës, paralajmëroi kryeministri. “Ne e ndryshuam ekuacionin jo vetëm për biznesin, por edhe për të ardhmen,” tha ai.