Italian premier Giuseppe Conte, during the joint press conference with EU Commission’s president, Jean-Claude Junker, at the end of the meeting at Palazzo Chigi in Rome, Italy, 2 April 2019. ANSA/MAURIZIO BRAMBATTI

“Integrimi i Shqipërisë  në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”. Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte teksa mori pjesë në Konferencën për 45-vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë. Kryeministri shpjegoi edhe pse kjo është një çështje delikate.

“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat  aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, u shpreh Conte, duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.

Conte theksoi se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.